Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë, Kastriot Gjingecaj, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Punonjësi i policisë në bashkëpunim me djalin e tij, Denis Gjingecaj, ka qëlluar me armë ndaj një automjeti në lëvizje, pas një konflikti për motive të dobëta.
Në automjet ndodhej një 29-vjeçar, i identifikuar si Kiti Kazazi, por nga të shtënat nuk pati të lënduar.
Nënkomisari i arrestuar akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar”, thuhet në njoftim.