Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia greke, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë gruan e tij me thikë.
56-vjeçari nga Shqipëria me banim në Santorini, filloi të ofendonte gruan e tij 53-vjeçare dhe ta kërcënonte se do ta vriste.
Sipas mediave greke, shtetasi shqiptar të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, akuzohet se ka marrë një thikë kuzhine e më pas ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij në bark.
Menjëherë pas këtij veprimi gruaja ka mundur të shmanget dhe ka arritur të largohet nga shtëpia.
Ngjarja është denoncuar në polici nga djali 26-vjeçar i çiftit, ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar nga policia dhe po pret gjykimin e tij.