Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 44 vjeçarin Gëzim Çeku që tentoi të përdhunonte vajzën 14 vjeçare. Raportohet se para trupit gjykues, ai ka mohuar akuzën duke u deklaruar i pafajshëm. Ai tha se gjithçka është inskenim nga bashkëshortja dhe vajza.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në lagjen nr. 15 të qytetit. Ka qenë vajza që ka arritur të njoftojë kushërinjtë e saj, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë. 44 vjeçari pretendon se gruaja dhe e bija kanë inskenuar gjithçka për t’u ndarë pasi shkonte përherë në shtëpi në gjendje të dehur.
“Edhe sot ka mohuar që të ketë kryer veprime të turpshme ndaj së bijës ndaj dhe ka kërkuar që të deklarohet i pafajshëm por trupi gjykues pasi dëgjoi të dyja palët, vlerësoi të ligjshëm arrestimit e 44 vjeçarit dhe vendosi si masë shtrënguese për të, atë të masës së arrestit me burg”,.