Tentoi të agjëronte për 40 ditë si Jezusi, humb jetën pastori

Një pastor në Mozambik ka ndërruar jetë pasi u përpoq të agjëronte për 40 ditë në një përpjekje për të imituar atë që thuhet se ka bërë Jezu Krishti në Bibël. Francisco Barajah, i cili themeloi Kishën Ungjillore Santa Trindade, vdiq në një spital në qytetin Beira, ku u dërgua në një gjendje kritike.

Në momentin që 39-vjeçari ka mbushur 25 ditë pa ushqim, ka humbur shumë peshë dhe forcë, saqë nuk mund të qëndronte më në këmbë.

Të afërmit dhe ndjekësit e kishës së tij u shqetësuan aq shumë për mirëqenien e tij, saqë ata këmbëngulën që ai të kërkonte kujdes mjekësor, raportoi BBC .

Sapo pastori ka mbërritur në spital, është diagnostrifikuar me anemi akute dhe dështim të organeve të tretjes dhe mjekët fatkeqësisht nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë.

Ai u rihidratua me lëngje dhe mjekët u përpoqën ta detyronin Barajah të hante ushqime të lëngshme. Megjithatë, ishte tepër vonë dhe ai ndërroi jetë të mërkurën.

Sipas BBC, pastori ishte gjithashtu një mësues i frengjishtes në qytetin Messica, i gjetur afër kufirit perëndimor të Mozambikut me Zimbabvenë.

Anëtarët e kishës së tij thanë se ishte e zakonshme që pastori dhe ndjekësit e tij të agjëronin, por jo për atë kohë të gjatë ekstreme dhe të rrezikshme.

Ungjilli i Biblës sipas Lukës thotë se pas pagëzimit të tij, Jezusi u drejtua nga Fryma në shkretëtirë, ku ai agjëroi për 40 ditë. Ungjilli sipas Mateut thotë se agjërimi vazhdoi “dyzet ditë e dyzet net”.

Historia e sheh Jezusin duke u tunduar nga djalli, por ai ngulmon dhe e kalon provën. “Ai nuk hëngri asgjë gjatë atyre ditëve dhe në fund të tyre ishte i uritur”, thotë Bibla te Luka 4:2.

Megjithatë, të dy tregimet janë të paqarta nëse Jezusi hoqi dorë plotësisht nga ushqimi dhe uji. Disa studiues sugjerojnë se ai nuk hëngri asgjë, ndërsa të tjerë besojnë se do të kishte mbijetuar nga mbetjet në shkretëtirë.

Në varësi të personit, njerëzit mund të jetojnë pa ushqim për një kohë të gjatë. Sipas Medical Neës Today, një mashkull i ushqyer mirë që peshon rreth 70 kilogramë mund të mbijetojë nga një deri në tre muaj pa ngrënë.

Sipas BBC, vëllai i Barajah tha se ndërsa pastori kishte agjëruar, ai vuri në dyshim diagnozën zyrtare mjekësore, duke thënë se vëllai i tij kishte vuajtur nga presioni i ulët i gjakut që përpara se të fillonte agjërimin.

Barajah nuk është personi i parë që raportohet se ka vdekur duke u përpjekur të imitojë agjërimin 40-ditor të Jezu Krishtit në shkretëtirë.

Sipas BBC, një burrë nga Zimbabveja vdiq pas 30 ditësh, dhe në vitin 2006 një grua vdiq në Londër kur ishte në gjysmë të rrugës për një agjërim të ngjashëm.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.