Gjykata e Korçës ka lënë në burg 71-vjeçarin Pëllumb Lamçe që tentoi të abuzonte seksualisht me 9-vjeçaren në fshatin Sheqeras të Maliqit.
Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë.Mbrojtja e të pandehurit kërkoi masë më të butë sigurie, por nuk u pranua nga gjykata e Korçës
Deri në këtë fazë të hetimit, veç dëshmisë së të miturës, familjarëve dhe 27-vjeçares që e shpëtoi, prokuroria ka administruar si provë materiale edhe disa pamje filmike të bëra nga 27-vjeçarja në momentin kur edhe i moshuari edhe e mitura kanë qenë të dy të zhveshur.
Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ia kishin marrë.