Tentohet të grabitet një banesë në Prush të Tiranës, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë

Disa persona kanë tentuar të grabisin me armë një banesë pranë një biznesi në Prush të Tiranës mbrëmjen e së shtunës.

Raportohet se policia është njoftuar në kohë në lidhje me tentativën për grabitje.

Autorët, kur kanë parë policinë, kanë hapur zjarr dhe policia është kundërpërgjigjur.

Fatmirësisht, nuk ka të dëmtuar nga asnjëra palë, ndërkaq, policia është në ndjekje të autorëve.

“Fatmirësisht nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka asnjë të plagosur, as nga policia, as nga autorët. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:25. Disa persona të armatosur kanë tentuar të vidhnin një banesë. Kanë qenë bashkëfshatarët që kanë njoftuar policinë. Kanë mbërritur policia dhe FNSH. Ka pasur shkëmbim zjarri. Policia është kundërpërgjigjur me armë. Policia njoftoi se janë vënë në ndjekje të autorëve. Sipas informacioneve të para jo zyrtare, dyshohet se kanë qenë 3 persona”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.