Tensionet në veri të Kosovës/ Reagon me URGJENCË Xhaçka: Sulmet kundër KFOR-it dhe shtypit të ndalen menjëherë

Ministrja e Punëve të jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Xhaçka pëpërmjet një postimi në llogaritë e saj zyrtare bën thirrje që sulmet ndaj KFOR dhe shtypit të ndalen menjëherë, ndërkohë që i cilëson si të papranueshme. 

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.”- shprehet Olta Xhaçka.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.