Tensionet në Lindjen e Mesme/ A po realizohet parashikimi i Baba Vangës për Luftën e Tretë Botërore?

Miks Albania

Mediat e huaja kanë rikthyer profecitë e Baba Vangës për vitin 2024, pas ndezjes së situatës në Lindjen e Mesme. Baba Vanga, e lindur si Vangelia Pandeva Dimitrova, pohoi se Zoti i dha dhuratën për të parë të ardhmen kur u verbërua në moshën 12-vjeçare.

 “Nostradamusi i Ballkanit”, Baba Vanga ishte një parashikuese bullgare që u bë një ikonë kulti mes teoricienëve të konspiracionit dhe para vdekjes së saj në vitin 1996, parashikimet iu regjistruan deri në vitin 5079, kur tha se do t’i jepte fund botës. Ajo supozohet se parashikoi pandeminë e koronavirusit, vdekjen e Princeshës Diana dhe fatkeqësinë e Çernobilit, dhe shumë kanë frikë se Baba Vanga do të ketë të drejtë me parashikimin e saj për Luftën e Tretë Botërore.

Sipas saj, viti 2024 do të sjellë tmerre të shumta, si sulme terroriste në Evropë, sulme biologjike dhe Lufta e Tretë Botërore. Duke pasur parasysh zhvillimet në Lindjen e Mesme, shumë kanë frikë se këto profeci do të realizohen shumë lehtë, shkruan Dailymail.

Vanga njoftoi një “valë terrori” dhe la të kuptohet se mund të ndodhte që një “superfuqi botërore” nga hijet të përdorë armë biologjike.

Në kontekstin e sulmit të Iranit ndaj Izraelit, diskutimet për luftën globale po përhapen në mediat sociale dhe liderët botërorë janë në gatishmëri të lartë.

Autoritetet iraniane thanë se janë të gatshëm të përdorin “armë që nuk i kanë përdorur kurrë” nëse Izraeli i përgjigjet sulmit.

Baba Vanga tha, ndër të tjera, se Evropa do të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2017 dhe se kontinenti do të shndërrohet në një “djerrinë pothuajse tërësisht pa jetë njerëzore”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.