Tensione në Kuvend/ Noka përplaset fizikisht me Gardën, opozita bllokon foltoren

Kanë nisur tensionet në këtë seancë të sotme parlamentare.

Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali propozoi ligjon për faljen e gjobave, opozita tha se nuk i është paraqitur kërkesa.

Kjo gjë ka sjellë menjëherë debat në Kuvend, ku sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur fizikisht me Gardën, ndërsa deputetë të opozitës bllokuan foltoren.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ka kërkuar Gardës që të largohet dhe i ka dhënë fjalën Nokës.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.