Bëhet me dije se në orët e mbrëmjes policia dhe IKMT kanë mbërritur në dy banesat pa leje të mbetura pa shembur ën Theth, por kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ndërsa në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe banorët e fshatit.
Raportohet se aktualisht ka tension mes banorëve dhe policisë, ku këta të fundit bëjnë thirrje për hapjen e rrugës dhe lejimin e punës për forcat e IKMT.
