Temperaturat arrijnë mbi 50 gradë në Mekë, regjistrohen mbi 1000 të vdekur

miksnews.al

Numri i pelegrinëve që kanë humbur jetën gjatë Haxhit ka tejkaluar 1000, si pasojë e të nxehtit përvëlues në Mekë.

58 persona nga Egjipti vdiqën këtë të enjte, sipas një diplomati arab, i cili tha se nga 658 egjiptianët që kanë ndërruar jetë, 630 ishin pelegrinë të paregjistruar.

Rreth 10 vende kanë raportuar 1.081 vdekje gjatë pelegrinazhit. Qendra kombëtare meteorologjike raportoi një temperaturë maksimale prej 51.8 gradë Celsius këtë javë në Xhaminë e Madhe në Mekë, ndërkohë që zyrtarët sauditë i kanë këshilluar pelegrinët të përdorin çadra, të pinin shumë ujë dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Rreth 1.8 milionë pelegrinë morën pjesë në Haxh këtë vit, 1.6 milionë prej tyre nga jashtë vendit, sipas autoriteteve saudite. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë myslimanët me mjetet duhet ta kryejnë të paktën një herë. Por shumë nga ritualet e Haxhit, duke përfshirë lutjet në malin Arafat që u zhvilluan të shtunën, përfshijnë qëndrimin jashtë për orë të tëra gjatë ditës.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.