Temperatura deri në 41 gradë celcius! Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit.

Temperaturat do të kenë sërish rritje, ku në disa zona të vendit do të arrijnë deri në 41 gradë celcius në orën e pikut.

Në kryeqytet tempreturat maksimale parashikohet që ditën e nesërme të arrijnë në 39 gradë celcius.

Ndërkohë që gjatë natës temperaturat pritet të zbresin deri në 24 gradë celcius.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-8 m/s.

Ndërsa valëzimi në det pritet të arrijë 1-2 ballë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.