Të shtënat me armë zjarri në Kamëz

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Donald Trump” në zonën e Kamzës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person me skafandë i cili ishte duke udhëtuar me motor ka qëlluar disa herë në ajër dhe më pas është larguar.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar, ndërkohë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Kamzë/Informacion paraprak

Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.