Të shtënat me armë në Shkodër, arrestohet autori

Policia

Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin prej personave të përfshirë në konflikt pasditen e sotme, i cili qëlloi me armë në ajër. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në lagjen Skënderbeg”.

Siç bëri me dije policia, shtetasit R. M. dhe M. Ç., u konfliktuan me njëri-tjetrtin, ndërsa ky i fundit qëlloi me armë zjarri në ajër. Pas ngjarjes u largua, për tu arrestuar 2 orë më pas.

“Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin M. Ç.”, njoftoi policia e Shkodrës.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.