Të shtëna me armë edhe në Fushë-Krujë, dyshohet se ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme edhe në zonën e Fushë Krujës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Zeneli”, ku shtetasi V.M ka plagosur me armë zjarri 57-vjeçarin A.G. Fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.