Albert Gjinaj dhe Gentian Nikolli mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, pas një sherri që degradoi dhe në përdorimin e armëve.
Ngjarja ndodhi pranë Ranës së Hedhun, teksa policia ka indetifikuar dhe autorët e plagosjes, që janë Bledar Curri, Frajd Curri dhe Kristian Curri.
Në fakt, personat që e kanë nisur sherrin janë dy të plagosurit, pasi ata kanë qenë të dehur në një lokal dhe kanë nisur të krijojnë probleme. Më pas, pasi kanë dalë jashtë lokalit, konflikti ka zgjatur dhe në rrugë, ku janë përdorur dhe armët.
Autorët që qëlluan me armë ende nuk janë kapur, teksa janë shpallur në kërkim.