Në festën e Kurban Bajramit, thirrja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ishte për t’a lënë mënjanë baltën ndaj njëri tjetrit dhe të ndjekim shembullin e harmonisë mes komuniteteve fetare.
“Në dallim nga kohët e lashta kur Ibrahimit i kërkohej të bënte djalin kurban, sot na kërkohet të bëjmë kurban thashethemet, zilitë, xhelozitë, përfoljen, baltën, cinizmin, egoizmin. Fryma që duhet të kemi si shoqëri duhet të jetë si ajo që kemi mes besimeve. Sa më të dashur të jemi, sa më shumë të bëjmë kurban këto vese dhe këto cic-mice mes nesh, aq më shumë ecim përpara. Ne kemi treguar se kur ne bashkëpunojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Veliaj.
Një falenderim Erion Veliaj e pati edhe për policët dhe mjekët që edhe në ditë feste janë në krye të detyrës.