“Tash’ po mësohemi”/ Luizi dhe Kiara nuk reshtin së puthuri

Mbrëmjen e djeshme Kiara Tito i ka dhuruar Luiz Ejllit puthjen e shumëpritur. Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të organizonin një dasmë, ku nusja dhe dhëndri ishin pikërisht ata të dy.

Më pas të gjithë banorët e tjerë morën rolet e tyre dhe nisi përgatitja për ceremoninë. Kristi ishte në rolin e priftit dhe ishte ai që kurorëzoi në ‘martesë’ çiftin.

Në momentin që ai tha “mund ta puthesh nusen deri diku”, moderatorja vendosi që ta puthte këngëtarin e njohur dhe më pas u përqafuan.

Teksa disa banorë ende nuk e besonin se ajo ishte një puthje e vërtetë, edhe pas dasme Luizi e ka puthur Kiarën në buzë.

Madje në një moment që po putheshin, aty shkon edhe Nita, e cila duke qeshur thotë: “Unë nuk pashë gjë”.

“Nit ta hangsha zemrën, tapo mësoheni tani”, i tha Luizi dhe Nita ia kthen: “Me këto gjëra do mësohemi të gjithë, veç mos u ndalni”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.