TAPIZË/ U bënë “tapë” në lokal, i dehuri plagos me armë shokun e tavolinës, qëllon edhe veten

Miks Albania

TAPIZË – Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në fshatin Qerekë të Tapizës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti të çastit.

Mësohet se dy personat në fjalë kanë qenë miq me njëri tjetrin, ndërsa kanë konsumuar alkool deri në orët e para të mëngjesit. Në tavolinën e tyre ka nisur një sherr që më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Njëri prej personave në fjalë ka marrë armën dhe ka qëlluar shokun e tij, në sherr e sipër ai ka mbetur edhe vetë i plagosur. Policia ka mundur të vërë në pranga autorin e armatosur dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.