Tapë në timon, si ndodhi aksidenti në Lushnjë, shoferi përfundoi në kanal

Detaje të reja janë zbuluar për aksidentin në kthesën e fshatit Zhym të Lushnjës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Shoferi 40-vjeçar, Elnis Allkanjari, është nxjerrë nga makina e tij pasi ishte i bllokuar në mjetin e tij.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës.

40-vjeçarit i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Dyshimet e para janë se ka qenë vetë Alkanjari shkaktar i aksidentit, pasi po lëvizte tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Fillimisht ai është përplasur me shtyllën elektrike dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin me ujë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.