Shqipëria ka qenë pre e sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike gjatë vitit 2022. Së fundmi pre e sulmeve ishin llogaritë bankare të qytetarëve. Në konferencën e fundit mbi treguesit e ekonomisë gjatë 11 mujorit, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se llogaritë individuale të individëve nuk janë prekur.
Ibrahimaj: Ka pasur njoftime që sektori bankar ka qenë i sulmuar nga atakët kibernetike. Dua t’iu siguroj që ka në muaj rreth mbi 1 milion sulme të cilat janë sulme të përditshme qoftë në sektorin privat, qoftë në sektorin publik. Tashmë lufta kibernetike është një luftë e prekshme që prek çdo sektor qoftë publik, qoftë privat. Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe në bazë të komunikimeve edhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, nuk ka pasur prekjet të llogarive të individëve.
Ibrahimaj tha se sektori bankar ka marrë masa që herët për sa i përket sulmeve kibernetike she sigurisë kibernetike. Nga ana tjetër qeveria shqiptare është duke ndërmarrë një reform,ë në këtë drejtim dhe duke ndërtuar të gjithë infrastrukturën që do të monitorojë sulmet që do vijnë në të ardhmen. Ibrahimaj theksoi se kjo është një dukuri që ndodh në të gjitha vendet e botës pasi është një lloj lufte e re.