Ushtria izraelite nuk po i ndal sulmet drejt objektivave të Hezbollahut. Ndërsa grupi militant pretendon se zmbrapsi një ofensivë izraelite në Libanin jugor.
Shpërthime u raportuan në Bejrut pasi ushtria izraelite paralajmëroi njerëzit në një periferi jugore që të evakuoheshin. Sipas kësaj të fundit pasardhësi i liderit të Hezbollahut, Hashem Safieddine dyshohet se është eliminuar në Bejrut gjatë një sulmi.
Safieddine dyshohet se po merrte pjesë në një takim me udhëheqës të tjerë të lartë të Hezbollahut në një bunker të nëndheshëm, ndërsa që prej së enjtes ende nuk dihet vendodhja e tij.
Ndërkaq një breshëri raketash nga Libani u kap nga sistemi i mbrojtjes mbi Izraelin verior. Në Liban, më shumë se 1.2 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga sulmet në rritje izraelite.
Kombet në mbarë botën kanë përgatitur plane emergjence për të evakuuar qytetarët nga Libani pas një përshkallëzimi të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollah. OKB ka bërë të ditur se strehimoret i kanë kaluar kapacitetet
Nga ana tjetër Izraeli pritet të reagoje ndaj breshërisë së raketave iraniane në fillim të kësaj jave.