Sulm me thikë në kishën e Australisë, arrestohet 15-vjeçari

Miks Albania

Një 15-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është autor i sulmit me thikë në një kishë në Sidnei gjatë kësaj të hëne. Si pasojë e ngjarjes, një peshkop dhe disa persona u goditën me thikë gjatë një predikimi në një kishë në periferi të Wakeley.

BBC News raporton se të paktën katër persona u goditën me thikë, por policia tha se lëndimet e marra nuk paraqesin rrezik për jetën e tyre. Kjo ngjarje shkaktoi trazira pasi qindra u mblodhën jashtë kishës, duke u përleshur me policinë, dy prej të cilëve u plagosën. Automjetet në afërsi të kishës u dëmtuan pasi njerëzit hodhën gurë, tulla, shishe dhe sipas “Reuters”, policia u kundërpëgjigj me sprej piper. Dëshmitarët thanë se njerëzit kërkonin që personi që kreu sulmin të nxirrej jashtë kishës, ndërsa policia ju bënte thirrje atyre që të qëndronin larg zonës së krimit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.