Sulm i armatosur në qendër të Pragës, disa të vrarë e shumë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pragës ditën e sotme. Sipas policisë, një person i armatosur ka vrarë disa persona me armë zjarri dhe ka plagosur disa të tjerë.

Policia nuk dha detaje rreth numrit të viktimave apo rrethanave të ngjarjes së rëndë në kryeqytetin e Republikës Çeke

Televizioni publik çek tha, duke cituar policinë, se personi që hapi zjarr u vra.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e Fakultetit Filozofik të Universitetit Charles dhe Akademia e Arteve, Arkitekturës dhe Dizajnit. Jana Postova, një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit të Pragës, konfirmoi se shumë njerëz u plagosën, por nuk kishte detaje.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.