Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në SHBA, Dr. Vivek Murthy, ka shpallur vetminë si një epidemi të shëndetit publik, duke paralajmëruar se ajo rrezikon shëndetin po aq sa dhe pirja e 15 cigareve në ditë.
Raporti i tij tregon se rreth gjysma e të rriturve në SHBA kanë përjetuar vetminë, e cila lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, goditje në tru, depresion, ankth dhe madje vdekje të parakohshme.
Dr. Murthy e krahasoi vetminë me urinë ose etjen, si sinjale që tregojnë mungesën e diçkaje thelbësore dhe theksoi se problemi është përkeqësuar që nga pandemia. Veçanërisht të rinjtë janë prekur rëndë, pasi koha që kalojnë me miqtë e tyre ka rënë me 70% në grupmoshën 15-24 vjeç gjatë 20 viteve të fundit.