Studimi: Sëmundja e Alzheimer mund të përhapet nga njeriu tek njeriu

Miks Albania

Alzheimer mund të përhapet nga njeriu tek njeriu përmes incidenteve të rralla mjekësore, sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Rastet u zbuluan tek disa persona që kishin marrë hormonin e rritjes nga gjëndrat e hipofizës së donatorëve që kishin ndërruar jetë.

Këta donatorë kishin gjasa që të prekeshin nga sëmundja e Alzhaimerit.

Personat që morën këto hormone kanë shfaqur shenja të Alzheimerit në një moshë më të hershme sesa ajo e zakonshmja dhe mjekët kanë kuptuar se kjo sëmundje mund të ishte transmetuar nga hormone që ishin të kontaminuara me proteina që mbështjellin trurin.

Mjekët thonë se sëmundja e Alzhaimerit nuk transmetohet nvpëmjet infeksioneve virale apo bakteriale megjithatë pacientët mund të preken nëse bëhet fjalë për transplant organesh.

Në studim thuhet se këto janë raste të rralla që ndodhin nga incidente mjekësore. Studiuesit në Britani kanë treguar se mes viteve 2017- 2022 gjetën 8 raste të simptomave të Alzhaimerit tek pacient që kishin marrë hormonin e rritjes në formë donacioni.

Në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 1959- 1985 më shumë se 1848 pacientë kishin marrë hormonin e rritjes nga gjendrat e hipofizës të personave që kishin ndërruar jetë.

Mjekët dhe studiuesit që morën pjesë në këtë studim kanë theksuar se nuk ka asnjë prove që Alzheimeri të transmetohet mes njerëzve përmes aktiviteteve të përditshme apo kujdesit rutinë që mund të tregoni ndaj personave të prekur nga kjo sëmundje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.