Reperi Stresi është ndër personat më të përfolur në Big Brother Kosova.
Gjatë një rrëfimi ai ka treguar se ky format, izolimi për rreth 90 ditë në BBVK e ka bërë të heqë dorë nga disa vese.
Reperi tha se gjatë qëndrimit në shtëpinë e madhe, ka hequr dorë nga duhani, alkooli si dhe shumë gjëra tjera që i bënin dëm për shëndetin.
“Nga data 5 dhjetor hoqa dorë nga duhani, alkooli dhe çdo gjë që trupit tim i bënte dëm. Nuk e kam shprehur dhe nuk do ta shpreh i kam lënë vetëm për arsyet e mia personale që në radhë të parë do t’i lë për veten, për atë njeri që më rriti me shumë mundime, për atë njeri që do të më shoh burrë në vetvete, një djalë të vendosur, ia doli. I lutem Zotit që kështu të vazhdoj përpara sepse vjen një moment që duhet të ndalesh”, u shpreh 36-vjeçari.