Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i ish-zv.kryeministrit ka pranuar se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.
Ky fakt është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori.
Ndërkohë SPAK kërkon nga Kuvendi të autorizohet kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetaj për 3 vepra penale; për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.