Sot në orën 13:00, Kurti dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Çekisë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky dhe më pas do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.