“Sot mora orët që pulsonin nga zemrat tuaja”, Alban Bushi dedikim prekës për dy prindërit që humbën jetën tragjikisht në Greqi

Miks Albania

Një ditë më parë ish-ylli i kombëtares shqiptare, aktualisht trajner i Shpresave, Alban Bushi humbi dy prindërit në një aksident tragjik në Greqi.

Ali dhe Bukurije Bushi vdiqën tragjikisht pasi makina e tyre u përplas “kokë më kokë” me një makinë me targa greke.

Ditën e sotme Bushi ka bërë një postim prekës, ku duket se lamtumira është shumë më e vështirë, edhe për nga mënyra se si ndodhi ngjarja.

Postimi i Bushit:

Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën sesi ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.