Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 një test miqësor kundër Bullgarisë në stadiumin kombëtar në Tiranë.
Për teknikun Silvinjo kjo është një sfidë ku ai do të mund të kënaqë një pjesë të lojëtarëve të cilët kanë lujatur pak ose aspak në duelet kualifikuese.
Kuqezinjtë do të pësojnë një rrotacion të konsiderueshëm në formacion, me ndryshime nga porta deri në majë të sulmit.
Në katërkëndsh do të jetë Tomas Strakosha, në vend të Berishës që luajti sfidën e fundit kundër Çekisë.
Në të djathtë të mbrojtjes hapësirë për Ivan Balliun, që luan në La Liga.
Në qendër të mbrojtjes, Mihaj do të marrë vendin e Gjimshitit. Ndërkohë që Arild Ajeti rikonfirmohet, ashtu sikurse rikonfirmohet në të majtë të mbrojtjes edhe Marjo Mitaj.
Në mesfushë Silvinjo nuk heq dorë nga dyshja e Serisë A, Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami. I vetmi që do sakrifikohet për testin miqësor është Ramadani, në vendin e të cilit do të luajë Qazim Laçi.
Më në fund minuta si titullar për talentin e legias së varsagavës Ernest Muçi, i cili së bashku me Jasir Asanin do të mbështesë Myrto Uzunin i vendosur në të majtë të sulmit.
Gjasat janë që të bëjë debutimin në këtë ndeshje si zëvendësues edhe ish-talenti i Bajernit Marvin Çuni, i cili aktualisht luan me Frosinone në Itali.
Në tërësi kjo sfidë vjen në ditë entuzuiazmi dhe plot komoditet për Silvinjon për shkak të atmosferës së krijuar nga fitorja e madhe 3-0 me çekinë që na ka afruar ndjeshëm me kualifikimin në europina.
Megjithatë, kjo situatë nuk është përkthyer e gjitha në interest ë madh për ta ndjekur ndjeshjen nga stadiumi. Kjo pasi janë shitur deri tani diçka më shumë se gjysma e biletave. Pas miqësores së sotme kundër Bullgarisë, kuqezinjtë do të shpërndahen në klubet e tyre për të pritur me shumë kërshëri ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor, ku përfqësuesja jonë do të mund të kualifikohej në europian edhe nëse merr vetëm një pikë në duelin e parë kundër Moldavisë.