“Sot ka vetëm interes”/ Borxhi fut në sherr dy shoqet: Çfarë tradhtie të kam bërë unë!?

Shpresa është thirrur nga shoqja e saj, Faria në “Shihemi në Gjyq”.Fillimisht në insertin e saj në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Shpresa jep një ide të përgjithshme se konflikti mes shoqeve ka të bëjë  me një borxh që ajo i ka dhënë Faries.

“Kështu është kur jep borxh. Bën mirë dhe gjen keq. Veç sot nuk ka shoqëri, ka interes dhe tradhti. Kush do t’ia fusë tjetrit, ia fut vetes”, thotë Shpresa.

Sapo hyn në studio, Shpresa përballet menjëherë me Farien dhe e pyet për akuzat që shoqja ka ngritur ndaj saj. Faria i thotë se Shpresa ia ka punuar pas shpine duke përdorur një dokument me emrin e saj.

Shpresa: Çfarë tradhtie moj, çfarë tradhtie të kam bërë unë?

Farie: Të ardhka keq ë?

Shpresa: Për çfarë më ke sjellë këtu?

Farie: Për çfarë të kam sjellë? Çfarë veprimi ke bërë?

Shpresa: Çfarë të kam bërë?

Farie: Çfarë veprimi ke bërë pra?

Shpresa: Po thuaje pse e bëra.

Farie: Pse e bëre?

Shpresa: Gjeje pse-në, përgjigju pse-së.

Farie: Çdo problem ka shkakun dhe pasojat. Shkaku kryesor, sot në atë vendin tënd duhet të ishte dhe një tjetër, por ti që jemi shoqe bashkë, kemi jetuar bashkë, kemi punuar bashkë, nuk të lejohet ty që të veprosh ti. Unë të besova, por të bësh dokumentin në emrin tim?

Shpresa: Në emrin tënd…

Farie: Moj zonjë, unë ta lashë shkrimin që të thashë unë të besoj ty dhe të besoja prapë, por jo të më bësh veprime pas shpine.

 Shpresa: Jo, s’ti kam bërë pas shpine.

Farie: S’është e drejtë ashtu.

Shpresa: Jo, asnjëherë s’e pranoj. Kurrë, kurrë s’e pranoj./tvklan.al

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.