Sot ekuinoksi i vjeshtës! Çfarë duhet të dimë dhe nga ndryshon prej atij të pranverës

Erdhi koha ti themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën.

Ekuinoksi i vjeshtës hyri sot në orën 08:50 të mëngjesit të 23 shtatorit. Orët e ditës tani do të vazhdojnë të ulen gradualisht deri në solsticin e ardhshëm dimëror më 22 dhjetor. Ekuinokset janë ditët në të cilat gjatësia e ditës është e barabartë me atë të natës dhe orët e errësirës do të rriten deri në ditën e solsticit të dimrit, 22 dhjetorin e ardhshëm.

“Në orën 8.50 të mëngjesit të 23 shtatorit, Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme përgjatë ekliptikës, domethënë projeksioni i orbitës së Tokës në qiell, kaloi ekuatorin qiellor nga veriu në jug”, sipas astrofizikanit Gianluca Masi.

“Që nga ky moment nata do të fillojë të mbizotërojë, duke marrë hak ndaj stinës së verës dhe ditëve të gjata. Kjo padyshim që do t’i lumturojë disi astronomët, të cilët do të kenë më shumë kohë për të admiruar qiellin.”

Termi ekuinoks rrjedh nga latinishtja ‘aequa nox’, që do të thotë natë e barabartë, për të përshkruar këtë moment të veçantë të vitit që përsëritet vetëm dy herë, ekuinoksi tjetër shënon fillimin e pranverës. Kjo do të thotë gjithashtu se për ata që janë në ekuator në ditën e ekuinokseve, Dielli është pikërisht në zenit, 90 gradë në sipërfaqen e Tokës, dhe objektet në tokë nuk bëjnë hije.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.