Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.