Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Klan News, kjo dyndje e madhe ka sjellë edhe fluks të madh dhe radhë të gjata.

Radhë të gjata automjetesh vijon të ketë në të gjitha hyrjet drejt Lezhës.

Përgjatë segmentit Lezhë–Laç vërehet një radhë e gjatë automjetesh, si dhe në zonën e Fushë Milotit, aty ku lidhet Rruga e Kombit me superstradën Lezhë–Laç, ka një prani edhe më të lartë mjetesh, të cilat në të shumtën e rasteve mbeten të bllokuara.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.