Në Goca dhe Gra, mbrëmjen e kaluar po diskutohet për ikjen e të rinjve nga vendi.
Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë Zv.Ministri i Ekonomisë Besard Kadia dhe dy studente, të cilat synojnë të ikin jashtë vendit pasi të mbarojnë studimet.
Ato u shprehën se është e padrejtë ti mbahen diplomat pasi të gjitha studimet i kanë kryer me shpenzimet e tyre dha pa ndihmën e shtetit dhe për më tepër studimet janë kryer në kushte jo normale.
Megjithatë studentet thanë se ato tre vite që i mbahet peng diploma, do të mund të punojnë po jashtë vendit derisa ta marrin atë.
“Sa i përket deklaratës së Kryeministrit për ti mbajtur diplomat tre vite, studentët janë revoltuar shumë se kostot i kanë hequr vetë me ndihmën e familjes dhe jo të shtetit. Këto janë tre vite minus, janë shkatërrim planesh, por ne mund të ikim jashtë ato tre vite të punojmë një punë tjetër dhe jo në profesion derisa të mund të marrim diplomen. Këto janë para që studentët ia kërkojnë familjes, se edhe mund të punojmë por me atë pagë nuk ia dalim për shpenzime, madje as për të ngrënë bukë.”– u shprehen studentet.