Skemat mashtruese me mikrokreditë, Prokuroria e Tiranës lëshon 9 masa arresti 

Miks Albania

Një skemë mashtrimi me kreditë është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës ku subjektet  Micro Credit Albania ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre ishin subjekt i hetimit.

Gjykata e Tiranës ka caktuar 9 masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për skemat mashtruese me mikrokreditë për akuzën e “skema mashtruese dhe piramidale”.

Nga 9 masa sigurie në total, 5 prej tyre janë arrest në burg dhe 4 arrest në shtëpi.

1 – “Arrest në burg” për shtetasin Aldo Daka

2 – “Arrest në burg” për shtetasin Albert Gega

3 – “Arrest në burg” për shtetasin Edmond Mato

4 – “Arrest në shtëpi” për shtetasen Kejda Seferi

5 – ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro

6 – ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Jorsida Dervishi

7 – “Arrest në burg” për shtetasin Arben Meskuti

8 – “Arrest me burg” për shtetasin Alban Kote

9 – “Arrest në shtëpi” për shtetasen Alketa Tanushi

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë 8 prej tyre, ndërsa ka shpallur në kërkim Alban Koten.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës nisi pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë më 25 Shkurt 2020 ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.