Sulmi me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërrojnë jetë 2 anëtarët e Gardës Kombëtare

Një incident me armë ka ndodhur këtë të mërkurë pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, dy anëtarët e Gardës Kombëtare të cilët u plagosën ditën e sotme në SHBA kanë humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.

Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin.

Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.