Silva Bino del nga SPAK, nuk tregon për çfarë u pyet nga prokurorët

Ka përfunduar dëshmia në SPAK e shefes së Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Pas daljes nga SPAK, ku qendroi për rreth 1 ore, Bino nuk ka treguar për çfarë është pyetur nga prokurorët.

Mjekja e njohur ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. Së fundmi, në këtë ministri ka pasur edhe dy arrestime.

Në pranga për abuzimet me një tender, ka rënë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja Luara Shteto.

Megjithatë, nuk dihet nëse Bino është thirrur për këtë arsye.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.