Si mund të mbrohemi nga temperaturat e larta?

Teksa vendi ynë edhe Europa po përballet me të nxehtin afrikan dhe temperaturat e larta, është e nevojshme marrja e disa masave për të mos pasur ndikim negativ në shëndetin tonë.

Trupi ka aftësinë që të qetësohet dhe të normalizojë temperaturën përmes djersitjes por disa këshilla janë të nevojshme për të nxitur këtë proces.

Më poshtë janë të listuara disa këshilla për mbrojtjen nga këto temperatura.

1-Pini ujë që të qëndroni të hidratuar sa duhet. Mbani gjithmonë me vete një shishe uji.

2- Makinat e nxehta vrasin! Asnjëherë mos i lini fëmijët, të moshuarit ose kafshët shtëpiake në makina. Temperatura brenda një makine të parkuar mund të dyfishohet brenda pak minutash.

3-Qëndroni në ambjente sa më të freskëta. Kërkoni ndërtesa me ajër të kondicionuar, mnyllni perdet tuaja, përdorni një ventilator, bëni dushe të freskëta dhe vishni me veshje të lehta dhe të lirshme të bëra nga pëlhura natyrale.

4- Planifikoni përpara. Programoni aktivitetet në pjesën më të freskët të ditës dhe shmangni ushtrimet dhe qëndrimin jashtë në vapë.

5-Nëse duhet të dilni, vishni një kapelë dhe krem kundër diellit dhe merrni me vete një shishe me ujë.

6- Kontrolloni të tjerët. Kujdesuni për ata që janë më të rrezikuar nga vapa – fqinji juaj që jeton vetëm, të moshuarit, të rinjtë, njerëzit me një gjendje të keqe shëndetësore dhe mos harroni kafshët tuaja shtëpiake.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.