Shuhet familja shqiptare në Itali, ndërron jetë në aksident nëna me 3 fëmijët

Familja shqiptare u përfshi në një aksident të tmerrshëm që i mori jetën katër personave në Itali.

Mjeti Fiat Stilo në të cilin udhëtoni 5 persona  u përplas mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:00 me një godinë të pabanuar në Cade’ të Reggio Emilias.

Fatkeqësisht nga përplasja tragjike humbën jetën një vajzë 22-vjeçe dhe tre fëmijë 2, 8 dhe 12 vjeç.

Ndërkohë në gjendje kritike për jetën është edhe një burrë që udhëtonte në të njëjtin automjet dhe që besohet të jetë partneri i viktimës.

Nga të dhënat e para mësohet se i mituri 2-vjeç është fëmija i çiftit ndërsa dy të tjerët 8 dhe 12 vjeç ishin të afërm të tyre.

Vendi ku ndodhi aksidenti është një zonë me rrezik të lartë rrugor pasi edhe në të kaluarën janë shënuar ngjarje të tilla të rënda me humbje jete.

Pikërisht për këtë arsye nuk kanë munguar edhe protestat e drejtuesve të mjeteve dhe komunitetit përreth në lidhje me rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky  aks rrugor.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.