Shtyhet seanca për Berishën, dy avokate në mbrojtje të ish kryeministrit 

Teksa pritet që seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha të rifillojë në orën 15:00, bëhet me dije se brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme ka pasur debate.

Sipas informacioneve njëra nga avokatet e caktuara dje nga shteti për Berishën, Rabie Cenalia ka kërkuar dy ditë kohë për t’u njohur me dosjen voluminoze prej 199 faqesh.

Prokurorët e SPAK, mësohet se kanë deklaruar se do të njoftojnë Dhomën e Avokatisë se Cenalia ka refuzuar të jetë palë mbrojtëse për kryedemokratin. Kjo gjë është replikuar nga avokatja e cila është shprehur: Nuk kam refuzuar mbrojtjen, më keni caktuar mbrëmë në orën 20:00, ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen.

Edhe këtë të Enjte, në një prononcim shumë të shkurtër për mediat, Cenalia thjesht pohoi se seanca ishte shtyrë për në orën 15:00, duke mos dhënë më shumë detaje. Ndërsa kolegia e saj, avokatja Jalldiz Kastrati pohoi se ka pranuar të jetë palë mbrojtëse për Berishën.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.