Shtyhet Censi i popullsisë, ja zonat që ende nuk janë numëruar

Miks Albania

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, mbledhja e të dhënave për censin e popullsisë dhe banesave nuk do të përfundojë në 30 tetor.

Drejtoresha Institutit të Statistikave me anë të një konference për shtyp ka bërë me dije se procesi në terren do të shtyhet deri në 15 nëntor. Shkak për këtë vendim është bërë mos vënia në kontakt me disa banorë.

“Rreth 3% e zonave në Republikën e Shqipërisë ende nuk janë numëruar, shkaqet e këtij vendimi lidhen me rikontaktimin më shumë se  tre herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta, si dhe me ndërtimet e reja, apo ato të ndërtuara në zonët e prekura nga tërmeti, të cilat janë identifikuar gjatë punës gjatë punës së bërë në terren nga INSTAT”,-tha Elsa Dhuli.

Kjo shtyrje nuk do të pasohet me kosto financiare, teksa 16,9 milionë euro është kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës.

Panorama e qartë e popullsisë shqiptare me të dhënat e detajuara, mbi kushtet e jetesës së shqiptarëve, numrin e popullsisë rezidente në Republikën e Shqipërisë, do të publikohet në qershor të vitit 2024, duke ju dhënë kështu në dorë të gjithë aktorëve, dokumentin më të rëndësishëm bazuar në shifra për Shqipërinë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.