Shtrëngata shiu dhe stuhi/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Miks Albania

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e Mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Për diën e Hënë orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobta në relievet e larta malore. Për ditën e Martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intenistet të ulët në zonën e veriperëndimit.

Dita e Mërkurë do të jetë më vranësisra mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim të vendit më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive afatshkurtra  me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Për ditën e Enjte moti pritet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa pritet përsëri një përkeqësim i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet në mënyrë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.