Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të mërkurë se shqyrtimi paraprak i çështjes me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i planifikuar për nesër, është shtyrë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më datë 12.12.2025.

Shtyrja u vendos për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës, si dhe bazuar në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.