Shqiptari vret të dashurën e tij në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pire të Greqisë. Një shqiptarë ka vrarë të dashurën e tij 19-vjeçe në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se i riu nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja ishte në divan, e ka qëlluar një herë në kokë. Më pas, e ka fshehur armën në frigorifer dhe ka shkuar në komisariat.

“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren në banesë.”, ka thënë ai në polici.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari ishte i fiksuar dhe çmendurisht xheloz për partneren e tij. Vrasësi punonte në një lokal në Troumba dhe 19-vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.