Shqiptari ndalon të ndihmojë të aksidentuarit në autostradë, një makinë e përplas për vdekje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zvicër, ku ka humbur jetën një 30-vjeçar nga Kosova.

Bëhet me dije se jetën e ka humbur Jetmir Morina. I riu kishte parë një aksident që kishte ndodhur ne autostradën A1 pranë Winterthur dhe pa hezituar vrapoi të ndihmonte.

30-vjeçari nuk e dinte se vullneti i mirë i tij për të ndihmuar, do të përfundonte në fatalitet për të.

30 vjeçari, me profesion stomatolog, ka zbritur për të ndihmuar pasagjerët dhe shoferin, por pa arritur në vendin e ngjarjes është përplasur për vdekje nga një makinë, që e ka lënë të vdekur në vend.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.