Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohet se ushtronte profesionin e dentistit në mënyrë të paligjshme.
Sipas mediave italiane, shqiptari kishte punuar prej kohësh në një studio në Brindizi pa pasur në zotërim asnjë dekret njohjeje dhe/ose autorizimi për ushtrimin e profesionit të mjekut ose dentistit në Itali. Sipas asaj që u konstatua nga hetimet, klientët italianë bënin një vizitë fillestare stomatologjike në Brindizi dhe më pas të vazhdonin trajtimin në Shqipëri.
Italianët e kanë denoncuar shqiptarin pasi ata e kanë kuptuar që nuk kishte licensë, teksa bashkë me të u arrestua dhe ndihmësja e tij dhe një përkthyese.
Përveç procedimit të tre shqiptarëve, policia sekuestroi edhe klinikën dentare që përdorej për vizita.