“Shqiptarëve ua mas pulsin çdo muaj”, Rama: Zgjohem i pari dhe fle i fundit, i rri mbi kokë punëve

Miks News

Kreu i qeverisë, Edi Rama vijon t’i përgjigjet pyetjeve të shqiptarëve në rrjetet sociale. Rama ka prekur tema të ndryshme ditën e sotme që nga turizmi e deri te përfundimi i rrugëve apo furnizimi me ujë të pijshëm. Gjithashtu ka komentuar edhe kundërshtarët e tij politikë nga radhët e opozitës.

Shefi i mazhorancës u shpreh krenar që e ka vizituar Shqipërinë cep më cep dhe ia di të gjitha problemet.

Rama: Unë i bashkuar jam përditë me ata që ma thonë realitetin dhe me realitetin vetë. Jam shumë krenar që e kam bredhur Shqipërinë, më shumë se gjithë kryeministrat e tjerë. Ia njoh Shqipërisë të gjitha qytetet, çdo kthesë të rrugëve. E di ku vjen vala e telefonit e ku ikën.

Ai tha se është e pamundur që t’i takojë të gjithë shqiptarët, por shkenca sociale dhe politike e ka arritur këtë përmes anketave.

Rama: Plus kësaj, nuk mund t’i takoj të gjithë shqiptarët sepse është e pamundur. Por e ka arritur këtë shkenca sociale dhe politike, ka anketa për të pyetur popullin çfarë mendon. Ne bëjmë çdo muaj. Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj edhe në mënyrë shkencore. I rri mbi kokë punëve sepse prandaj jam këtu. Nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar. Di të bëj edhe punë të tjera, por i kam dedikuar këtë pjesë të punës jetën time. Ja e sheh si janë ato ngjyrat atje mbrapa? Unë zgjohem i pari dhe fle i fundit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.