UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë që do të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, në “Signal Iduna Park”, në atë që do të jetë kontigjenti më i madh i tifozëve të çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.
Ndonëse pse “Signal Iduna Park”, stadiumi i Borussia Dortmund, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, kapaciteti për ndeshje e Europianit do të jetë i reduktuar në 62 mijë tifozë.
Referuar raportimeve të medieve spanjolle, nga 62 mijë vetë rreth 50 mijë do të jenë tifozë shqiptarë ndërsa Kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.